80 vjetori i masakrës së Sopotit

nga Xh M

Likovë, 3 nëntor – Me moton “Ata janë të gjallë” në Kompleksin memorial në fshatin Sopot të Kumanovës, u përkujtua 80 vjetori i masakrës së Sopotit, ku më 3 dhe 4 nëntor të vitit 1944, forcat partizane dhe çetnike ekzekutuan 64 banorë, mes të cilëve fëmijë nga mosha 7 vjeçe, të rinj dhe burra.

Në kuadër të manifestimit përkujtimor, pas homazheve pranë varrezave në kompleksin memorial u hap edhe muzeu përkujtimor “Kulla e martirëve”, përcjell INA.

Në këtë ngjarje të rëndësishme të kësaj treve përpos familjarëve ishin edhe mysafirë nga troje të ndryshme, veteranë të UÇK-së si dhe veprimtarë tjerë.

Para manifestimit ishte organizuar edhe marshi tradicional nga Klubi Bjeshkatar “Kumanova” me moton “Ata janë gjallë”, ku ishin pjesëmarrëse shoqëritë bjeshkatare nga gjitha trojet shqiptare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More