Shkup, 3 nëntor – Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin elektrik të shpërndarjes së EVN Maqedoni, nesër nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e komunave Zelenikovë në Taor, Novosellë, Gradovci, Gumalevë, Oreshanë, Smesnicë, Tisovicë, Dejkovc, Dobrino dhe Pakoshevë.
Siç njofton Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në periudhën prej orës 9 deri në 13:00 për përdoruesit e rr. “Isaija Mazovski” në komunën Gjorçe Petrov, nga ora 9 deri në 14 në rrugët “Kopenhagenska” dhe “Brisellska” dhe një pjesë e rrugëve “Genevska” dhe “Sofiska”, si dhe në Drejtorinë e Kundërzbulimit, rr. “Todor Aleksandrov” dhe “Sllavejko Arsov” në komunat Aerodrom dhe Qendër.