82-vjeçares nga Shkupi i marrin 170 mijë denarë me mashtrim telefonik

nga Xh M

Më 06.12.2025, rreth orës 10:20, në SPB Shkup, një grua 82-vjeçare nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej rreth 170.000 denarësh.

Sipas denoncimit, personi e kishte kontaktuar me telefon, duke u prezantuar si nëpunës policor, dhe i kishte thënë viktimës se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku ku kishte vdekur një fëmijë dhe se duhej të paguante për të mos shkuar në burg.

Siç raportohet, ajo doli në rrugë dhe ia dorëzoi paratë një personi mashkull, por më vonë kuptoi se mbesa e saj nuk kishte marrë pjesë në asnjë aksident trafiku, dmth ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More