Nxënësit dhe arsimtarët në RMV deri në fund të vitit mund të aplikojnë për mjete financiare nëse janë fitues

nga Redaksia

Shkup, 7 dhjetor – Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit do të pranojë kërkesa nga nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre për mbështetje financiare nëse janë fitues në gara shtetërore, transmeton Portalb.mk.

“Kërkesa nga nxënësi, gjegjësisht nga mësimdhënësi i tij për pagesë të shpërblimit në të holla për vendin e parë të fituar në garë në nivel shtetëror në vitin shkollor, dorëzohen në Ministri më së voni deri me 31 dhjetor të vitit vijues kur është organizuar gara”, sqaroi Ministria.

Aplikimi është i mundur në formë elektronike në portalin E-shërbime, ku duhet të bashkëngjiten edhe dokumentet e nevojshme.

Shpërblimi është planifikuar për fituesit e garës, nëse gara është organizuar nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More