Shkup, 4 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Paris.
Vizita, siç informojnë nga MPJ/TJ, do të fillojë me takim me nikoqirin e tij, ministrin francez për Evropë dhe Punë të Jashtme, Zhan-Noel Baro, pas çka do të vijojë takim pune me Benxhamin Hadad, ministër i deleguar për Evropë.
Në kuadër të vizitës, Mucunski, siç u paralajmërua, do të realizojë takim edhe me Bertran Bishvalter, këshilltar për Evropën kontinentale dhe Turqinë i presidentit francez, Emanuel Makron.
Në fokus të bisedave, potencojnë nga MPJ/TJ, do të jetë avancimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale, riafirmimi i përkrahjes franceze për procesin eurointegriues të vendit tonë, si dhe këmbimi i mendimeve për çështje tjera aktuale, evropiane dhe globale.