Sot prova e 27-të për konstituimin e Kuvendit

nga D. V.

Për të 26-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës dje dështuan ta konstituojnë legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Komisioni për votimin e fshehtë për votimin e kryetarit të Parlamentit, as në seancën e kaluar nuk e mori “Dritën e gjelbër” nga ligjvënësit e betuar.

Kjo iniciativë e kryesuesit Avni Dehari, nuk mori më shumë se 52 vota, një votë kundër, kurse abstenime s’pati.

Derisa sot, jo 48 por veç 24 orë pas, do të tentohet për herën e 27-të që të bëhet funksionalizimi i Kuvendit.

Seanca pritet të nisë me fillim nga ora 11:00

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More