Durrës, markohet shtegu “Falëza e Kishës-Kalaja e Kepit të Rodonit”

nga D. V.

Një ndër shtigjet më të bukura të shënuar së fundi nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Durrës është “Falëza e Kishës – Kalaja e Kepit të Rodonit”.

Ky shteg i lehtë dhe i këndshëm ka një gjatësi prej 1.94 km vajtje-ardhje dhe lehtësisht i përshkueshëm për të gjitha moshat.

Shtegu ofron pamje mahnitëse mbi detin, falezën dhe historinë, duke përfunduar te Kalaja e Kepit të Rodonit, një monument me vlera të veçanta kulturore dhe historike.

Kalaja e Kepit të Rodonit vijon të tërheqë turistë vendas e të huaj. Ajo është e ndërtuar në shek. XV dhe sipas dëshmive më të hershme kalaja ka pasur planimetri katrore me katër kulla.

Në ditët e sotme nga fortesa ruhet vetëm kulla qendrore me lartësi 10 metra dhe një pjesë e vogël e mureve. Si rezultat i veprimtarive erozive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik.

Vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More