Rritje e çmimeve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, u regjistrua edhe në sektorin e hotelerisë në Maqedoninë e Veriut. Çmimet janë rritur për 4.5 përqind.
Krahasuar me majin e vitit të kaluar, rritje më e madhe është regjistruar te pijet joalkoolike (7.9 %) dhe ushqimi (7.3 %), ndërsa te netët e kaluara kemi ulje për 6.6 përqind.
“Çmimet në hotelieri, sipas grupeve, në maj të vitit 2025 krahasuar me prill e vitit 2025, janë rritur për: 4.5% te Ushqimi, 2.4% te Pijet alkoolike dhe 1.8% te Pijet joalkoolike”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se në këtë periudhë ka pasur ulje për 13.5 përqind te netët e kaluara.