Koalicioni “VLEN”: Sjellim ndryshime me emra që bëjnë krenar çdo qytetar

nga D. V.

Shkup, 9 qershor – Në një kohë kur vendi ka nevojë më shumë se kurrë për profesionalizëm, përkushtim dhe përfaqësim të vërtetë, VLEN bën hapin e radhës të guximshëm dhe vizionar: emëron në pozita kyçe dy prej kuadrove më të përgatitur dhe më të respektuar të shoqërisë sonë, Prof. Dr. Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë, dhe Albrim Hoxha, zëvendësministër i Bujqësisë.

Profesor Azir Aliu, një figurë e pakontestueshme në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe arsimit të lartë, do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë me një prioritet të qartë: digjitalizimin e sistemit shëndetësor për një shërbim modern dhe efikas për qytetarët.

Në të njëjtën kohë, Albrim Hoxha, një zë i fuqishëm i terrenit, me përvojë të thellë në gazetari, politikë rurale dhe projekte për zhvillimin e bujqësisë, merr detyrën e zëvendësministrit të Bujqësisë me një mision të patundur: mbështetje parezervë për bujqit dhe fshatin.

Emërimi i këtyre dy kuadrove tregon qartë se VLEN nuk bën kompromis kur vjen puna te cilësia dhe përfaqësimi. Ne e dimë se qytetarët meritojnë më shumë, dhe me këta njerëz në institucione, do ta kenë më shumë!

VLEN po ndërton shtet me dije, guxim dhe drejtësi, për popullin, me popullin!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More