Niveli i ujit në liqenin e Ohrit nën minimumin e lejuar

nga D V

Ohër, 25 nëntor – Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit vazhdon të bjerë, madje duke kaluar kufirin nën minimumin e lejuar. Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në liqen sot është në kuotën prej 693.09 metra mbi nivelin e detit që është 20 centimetra nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Ndryshe, niveli i ujit në liqen është për momentin një centimetër nën minimumin e lejuar të kuotës 693.10 metra mbi nivelin e detit.

Për nivelin e pafavorshëm kontribuon edhe periudha e zgjatur e thatësirave pa reshje, por më së shumti shkarkimi i tepërt i ujit dhe eksploatimi për prodhimin e energjisë elektrike përmes rrjedhave ujore të Drinit të Zi.

Luhatja e nivelit të ujit në liqen ka pasoja negative në shumë aspekte, por më së shumti është reflektuar negativisht në pjesën bregdetare e cila është e rëndësishme për ekosistemin e liqenit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More