U mbyll “Defender Europe 25”, stërvitja e NATO-s që zgjati 2 javë në Shqipëri dhe Kosovë

nga Xh M

Përmbyllet pas dy javësh stërvitja shumëkombëshe Defender Europe 2025, zhvilluar në Shqipëri nën udhëheqjen e komandës evropiane të SHBA-së dhe bashkëpunimit të ngushtë me NATO-n dhe vendet aleate, raporton ABC.

Ditën e fundit të stërvitjeve ushtarake komplekse i ndoqi nga afër, e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy Van Horn, anëtarë të komisionit të sigurisë, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Shefi i Shtabit te Përgjithshëm të forcave te Armatosura të Shqipërisë.

Te pranishmit ndoqën disa nga demonstrimet e trupave, në kuadër të stërvitjes që është një nga më të rëndësishmet për forcimin e sigurisë kolektive ne rajonin euroatlantik.

Shqipëria ishte vend pritës i etapës së dytë të Defender, ajo e reagimit te menjëhershëm. Stërvitje paralele gjate këtyre ditëve janë zhvilluar edhe ne vendet e rajonit, përfshirë Kosovën, Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriu. Ne total ne Ballkan u dislokuan 12 mije trupa. Shqipëria angazhoi ne Defender 1200 trupa te këmbësorisë. Ne vendin tone ishin gjithashtu rreth 120 trupa amerikane dhe 30 nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Operacionet ne Shqipëri angazhuan mjete dhe armatime te tjerë te Forcave te Armatosura, forcën detare dhe atë ajrore. Pjese e stërvitjes Defender ishin gjithashtu edhe dronet bajraktarë, te cilët dokumentuan pamjet filmike te operacioneve.

Shqipëria mirëpriti për herë të tretë stërvitjen e madhe ushtarake, qe synon rritjen e ndërveprimit mes forcave aleate.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More