Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Janev në ushtrimin demonstrues në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”

nga Xh M

Shkup, 10 qershor – Dejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, sot mori pjesë në ushtrimin demonstrues në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov” të nëpunësve policorë për pranim në Njësitin për Sistemim të Shpejtë, të cilët përfunduan me sukses trajnimin gjashtëmujor.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në ushtrim u prezantuan taktika dhe teknika nga sfera e rendit dhe qetësisë publike dhe operacioneve policore në zonat urbane, vendosjes së rendit dhe qetësisë publike të rënuar në një shkallë më të gjerë, si dhe sulmi ndaj automjetit dhe arrestimi i personave të armatosur dhe të rrezikshëm.

“Kolegët demonstruan dhe vërtetuan aftësinë, shkathtësinë dhe gatishmërinë e tyre, që garantojnë se NJSSH është dhe do të jetë një nga hallkat që përbëjnë sistemin e sigurisë, i gatshëm që t’u shërbejë qytetarëve dhe sigurisë së tyre ditë e natë. Mirënjohje komandantit dhe udhëheqësve të tjerë në Njësit, instruktorëve dhe mentorëve, si dhe udhëheqësisë së Departamentit për Operacione Speciale Policore”, tha drejtori Janev.

Përmes ushtrimit u prezantuan edhe aksione të afrimit dhe hyrjes në objekt në të cilin ndodhet grupi kriminal terrorist, neutralizimin e tyre, si dhe arrestimin e një pjese të grupit, duke përdorur automjete luftarake, fluturake pa pilot “dron”, si dhe mjete dhe pajisje të tjera në dispozicion të Njësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More