Shkup, 11 qershor – Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut do të jetë nikoqire e sesionit të 16-të të Grupit punues 4 – Drejtësi, Liri dhe Siguri (Kapitulli 24) të organizuar nga Lëvizja Evropiane. Tema e ngjarjes është “Sfidat dhe perspektivat në politikat kombëtare për drogën dhe substancat psikoaktive: harmonizimi i legjislacionit të Maqedonisë me standardet evropiane”, njoftojnë organizatorët e ngjarjes.
“Dialogu do të përqendrohet në sfidat dhe mundësitë kryesore në procesin e harmonizimit të legjislacionit të Maqedonisë me standardet evropiane në fushën e politikave për drogën dhe substancat psikoaktive. Debati pritet gjithashtu të ngrejë pyetje në lidhje me mekanizmat për monitorimin dhe përballjen me aktivitete kriminale të lidhura me drogën, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të luftuar krimin e organizuar, i cili është thellësisht i infiltruar në këtë fushë dhe ka pasoja të rëndësishme sociale, shtohet në kumtesën.
Siç është paralajmëruar, fjalim hyrës në temën do të ketë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndërsa përveç ekspertëve kombëtare, përfaqësueve të komunitetit akademik dhe organizatave të shoqërisë civile, në sesion do të marrin pjesë edhe ekspertë slloavë për kriminalistikë.