Takim i ministrit Mucunski me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Presker

nga D V

 Shkup, 11 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka takuar ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker.

Në takim, kumtuan sot nga Ministria, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunim i suksesshëm, i bazuar në mbështetjen dhe respektin e ndërsjellë, për çfarë, ndër të tjera,  janë konfirmim  edhe nga takimet e nivelit të lartë në periudhën e kaluar.

“Bashkëbiseduesit u përqëndruan edhe situatat aktuale, si në të dy vendet,  ashtu edhe në rajon, me fokus të veçantë në procesin integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ministri Mucunski shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe të hapur të deritanishme të Republikës së Sllovenisë në këtë proces, duke përcjellë pritjet se do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, thuhet në kumtesë.

Në takim, Mucunski dhe Preskeri u pajtuan se Republika e Sllovenisë mbetet një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve për realizimin e prioriteteve të politikës sonë të jashtme, si dhe për zbatimin e reformave, duke shkëmbyer përvojat e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More