Kërkuan dy orë pushim të premteve për punonjësit mysliman, PS rrëzon kërkesën e PD

nga D. V.

Mazhoranca ka kundërshtuar nismën e deputetit demokrat Lefter Gështenja, e cila synonte që ditën e premte besimtarët myslimanë të kenë 2 orë pushim për faljen e namazit.

Gështenja kishte propozuar gjithashtu që punëdhënësi i cili kishte më shumë se 50 punonjës të besimit mysliman, do të duhet të ndërtonte ambient të posaçëm për faljen e tyre, shkruan A2 CNN

Pra sipas Gështenjës, çdo besimtar duhet të kishte të drejtën që të merrte 2 orë pushim çdo të premte, me qëllim që të kishte mundësi që të falte namazin në Xhaminë më të afërt me vendin e punës.

“Punëdhënësi ne kushtet kur ka me shumë se 50 punëtorë te besimit mysliman, do duhet të ndërtojë  dhe garantoje ambient te posaçëm për faljen e tyre. Punëdhënësi do dihet te garantoje dhe respektoje oraret e faljes së të punësuarve duke sipas njoftimeve paraprake te tyre.

Gjithashtu çdo i punësuar ka të drejtë të marr pushim 2 orë çdo të premte me qellim që të ketë mundësi të fal namazin në xhaminë më te afërt me vendin e punës”, thuhej në nismën e deputetit Gështenja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More