Kryeministri Mickoski në Ditën informuese për mundësitë për mbështetje të veprimtarisë shkencore – kërkimore

nga D. V.

Shkup, 12 qershor – Ditë informuese për mundësitë për mbështetje të veprimtarisë kërkimore-shkencore në Maqedoni organizojnë sot Fakulteti i Makinerisë – Shkup dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Qendrën e përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski.

Siç informojnë nga Fakulteti, në Ditën informuese do të prezantohen mundësitë për bashkëpunim ndërmjet kërkuesve nga Maqedonia e Veriut dhe rrjetit kërkimor të Komisionit Evropian. Në fokus do të jenë siguria energjetike, materialet e qëndrueshme për ndërtim, specializimi i mençur dhe industria 4.0.

Nga aty shtojnë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës para pak kohësh nënshkroi Marrëveshje kornizë për hulumtim me Qendrën e përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian, me çka hapen perspektiva të reja për zhvillim të hulumtimeve shkencore në Maqedoni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More