Dosja “Partizani”, GJKKO nis më 30 qershor seancën në themel për Berishën

nga D. V.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur që më 30 qershor, në orën 10:00′, të zhvillohet seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” nën akuzë është edhe dhëndri Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Të njëjtat akuza janë edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa Xhimi Begeja e Andia Pustina akuzohen për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Në gjykim do të jenë edhe shoqëritë tregtare të përfshira në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More