Ballanca: Mbrojtja e të drejtave të të burgosurve, sfidë e vazhdueshme

nga D. V.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, mori pjesë sot në tryezën advokuese të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, e fokusuar në sfidat dhe perspektivat e procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit në sistemin e burgjeve në Shqipëri.

Ballanca theksoi se mbrojtja e të drejtave të personave të privuar nga liria mbetet një sfidë e vazhdueshme për Institucionin e Avokatit të Popullit dhe një pjesë thelbësore e misionit të tij.

“Avokati i Popullit nuk bën kritika për hir të kritikës apo thjesht për të evidentuar problemet, por jep rekomandime strukturore të mirëfillta, me synimin për të përmirësuar gjendjen, si për ata që vuajnë dënimin, ashtu edhe për ata që shërbejnë në këto institucione”, tha ajo.

Ballanca nënvizoi se shpesh, zëri i ngritur në mbrojtje të të drejtave të të burgosurve nuk pritet me mirëkuptim në opinionin publik.

“Fakti që jemi të zëshëm për të drejtat e të burgosurve nuk na ka avantazhuar në drejtim të perceptimit publik. Por thyerja e këtij mentaliteti ka qenë pjesë e punës sonë për të ndryshuar perceptimin mbi të drejtat themelore të çdo individi,” theksoi më tej Avokatja e Popullit.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i diskutimit ishte e drejta për arsimim dhe zhvillim personal në burgje.

“Pavarësisht se në legjislacionin shqiptar ka një garanci për të drejtën e shkollimit, nevojitet një investim serioz në krijimin e aktiviteteve ku të dënuarit ndihen të përfshirë. Numri i kurseve profesionale në sistemin penitenciar është shumë i ulët në raport me numrin e të burgosurve,” tha Ballanca.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More