“SOS-VITA” Ertan Shakiri takon Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup Qehaja

nga Redaksia

Shkup, 12 qershor – Kryetari i Shoqatës “SOS-VITA”, z. Ertan Shakiri, ka takuar Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup,Z.Qehaja, transmeton Zhurnal.mk

“Sot, më datë 12.06.2025, patëm nderin të mirëpresim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup,Z.Qehaja i cili na vizitoi me një surprizë të veçantë për njerëzit tanë të veçantë. Me këtë rast, ai dhuroi një donacion simbolik që përfshinte karroca elektrike dhe manuale, aparatura ndihmëse, shtaga si dhe disa pajisje të tjera të nevojshme.

Gjatë vizitës, Ambasadori u njoh nga afër me aktivitetet dhe punën e palodhshme të shoqatës sonë ndër vite. Ai na përgëzoi për angazhimin dhe përkushtimin në shërbim të personave me aftësi të kufizuara, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunime të tjera edhe në të ardhmen.

Kryetari i Shoqatës, z. Ertan Shakiri, falënderoi Ambasadorin me mirënjohje të thellë për këtë akt human dhe theksoi se ky donacion le të shërbejë si shembull për institucionet vendore dhe si frymëzim për të gjithë ata që kanë zemër humane për të ndihmuar të tjerët.”, thuhet në njotimin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More