Presidentja Osmani me tren nga Osaka për në Tokio, paralajmëron takime të rëndësishme bilaterale

nga D. V.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë disaditore në Japoni.

E para e shtetit tha gjatë qëndrimit atje se Kosova është zë i rinisë, qëndresës, inovacionit, kulturës dhe vlerave që nuk zbehen me kohë.

E sot në një postim në Facebook, Osmani paralajmëroi takime të rëndësishme bilaterale.

“Me tren nga Osaka për në Tokio, ku na presin takime të rëndësishme bilaterale, në të cilat do të diskutojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë”, shkruan Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More