Zjarri në Vardarishte është vënë nën kontrollë dhe po shuhet

nga Xh M

Shkup, 12 qershor – Zjarri afër Vardarishtes është vënë nën kontroll dhe aktualisht po shuhet. Në terren ndodhen 25 zjarrëfikës me tetë automjete zjarrëfikëse, deklaroi komandanti i Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (NJTZ) Zvonko Tomevski.

Tomevski sqaroi se si masë parandaluese kanë qenë të detyruar të shkyçin dy largëpërçues, një të EVN-së dhe një të MEPSO-s, për shkak se po punohet në afërsi të tyre.

“Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale”, deklaroi Tomevski.

closevolume_off
Zjarrfikësit e Shkupit sot, rreth orës 12:00, në qarkun e ish-deponisë Vardarishtë, në një sipërfaqe më të madhe të papërcaktuar po shuajnë zjarrin e barit të thatë dhe materialeve të mbeturinave.

Pas zjarrit, pa furnizim me energji elektrike janë 47.000 konsumatorë në Shkup, si masë parandaluese janë shkyçur nënstacionet “Shkup 4 – Aerodrom” dhe “Shkup 4 – Lindje”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More