DAP: Të gjitha objektet hotelierike, tregtarët dhe kryerësit e veprimtarive të regjistrojnë qarkullimin me para të gatshme dhe të këshojnë llogari fiskale

nga D. V.

Shkup, 13 qershor – Drejtoria e të Ardhurave Publike ua ka kujtuar të gjitha objekteve hotelierike, tregtarëve dhe kryerësve të veprimtarive detyrimin ligjor për të regjistruar qarkullimin me paga të gatshme përmes një sistemi fiskal të miratuar dhe për të lëshuar llogari fiskale për çdo mall ose shërbim të paguar.

“Përveç kësaj, subjektet afariste janë të detyruara të regjistrojnë qarkullimin e arritur dhe ta paguajnë atë te bartësi i qarkullimit pagesor, jo më vonë se dita pas ditës së realizimit të qarkullimit. Ky detyrim vlen për të gjithë ata që kryejnë qarkullim me para në dorë, pavarësisht nëse janë pagues të TVSH-së apo jo, si dhe pavarësisht nëse veprimtaria është e përhershme apo sezonale. Aktivitetet janë pjesë e masave që Drejtoria e të Ardhurave Publike po ndërmerr për të forcuar pajtueshmërinë tatimore dhe për të siguruar trajtim të barabartë të të gjithë tatimpaguesve”, qëndron në kumtesën nga DAP.

Prej atje kujtojnë se mosrespektimi i detyrimit ligjor dhe mosregjistrimi i qarkullimit me para të gatshme, në përputhje me LRPG, sjell sanksione edhe atë duke shqiptuar gjoba dhe mbyllje të objekteve afariste. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More