Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore, hiqen ndalesat për automjete të rënda transportuese

nga Xh M

Shkup, 4 janar – Nga mëngjesi i sotëm janë hequr ndalesat për automjete të rënda transportuese në rrugët Gostivar – Dega Mavrovë – Dibër dhe në rrugën Gostivar – Strazhë.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

Nga aty kujtojnë se qarkullimi është ndërprerë plotësisht që prej ditës së djeshme në afërsi të Bashino Sellës, pranë urës dhe do të jetë i ndërprerë për një kohë të gjatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More