Konfirmohet një tjetër vatër e murtajës së bagëtive të imta në Shqipëri, ngordhin 13 krerë! 150 kokë të infektuara

nga D. V.

Ditën e sotme është konfirmuar një tjetër vatër e murtajës së bagëtive të imta në Shqipëri.

Mësohet se vatra e murtajës është konfirmuar në fshatin Shuec në njësinë Devoll në jug-lindje të vendit, vetëm tek një fermer.

Në këtë vatër, dyshohet për 150 krerë bagëti të infektuara, ku 13 prej tyre kanë ngordhur, shkruan A2 CNN.

Po ashtu bëhet e ditur se janë futur në karantinë ato bagëti që dyshohen se kanë qenë të infektuara dhe shërbimi veterinar ka marrë të gjitha masat për izolimin e rastit dhe trajtimin e tyre.

Ndërkohë situata në qarkun e Elbasanit, ku ka pasur një tjetër vatër të murtajës së bagëtive të imta më herët, deri më tani raportohet të jetë e pastër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More