Micellef viziton dy nga sitet e trashëgimisë kulturore të mbështetura nga “EU4Culture”

nga D. V.

Në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Glenn Micallef, Komisioner Evropian për Drejtësi Ndërbreznore, Rini, Kulturë dhe Sport, vizitoi dy nga sitet kryesore të trashëgimisë kulturore të mbështetura nga programi EU4Culture: fasadën e restauruar të godinës së ish-Kinostudios dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, i cili është pajisur me teknologji të avancuar për digjitalizim.

Vizita e tij theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë përmes programit EU4Culture, i cili zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Godina e ish-Kinostudios, një monument i historisë kinematografike shqiptare, i është nënshtruar punimeve konservuese, duke përfshirë restaurimin e fasadës dhe përmirësime strukturore, për të ruajtur rëndësinë e saj kulturore dhe arkitekturore.

Ndërkohë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit është pajisur me mjete moderne për digjitalizim dhe ruajtje, duke forcuar kapacitetet për mbrojtjen e trashëgimisë audiovizive të Shqipërisë dhe duke e bërë atë më të aksesueshme për publikun.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More