Zjarr në deponinë ilegale në lagjen e Vizbegut

nga Xh M

Shkup, 18 qershor – Një zjarr shpërtheu sot në një deponi në lagjen Vizbeg të Shkupit. Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), menjëherë është vënë në kontakt me Stacionin Policor të Butelit dhe Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë.

Zjarri përfshinte bar të thatë, mbeturina dhe kabllo, dhe u shua me sukses. Megjithatë, QMK raporton se disa individë po i vënë qëllimisht flakën kabllove në deponi, gjë që e bën shuarjen e zjarrit më të vështirë dhe krijon rreziqe shtesë për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More