Qeveria: 50-të shkolla do të pajisen me sisteme fotovoltaike

nga D. V.

Shkup, 19 qershor – Në 50 shkolla në të gjithë Maqedoninë gjatë verës do të vendosen sisteme fotovoltaike, informua sot nga pres-shërbimi qeveritar.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar marrëveshje për një grant të pakthyeshëm prej 1.1 milion eurosh me Bankën e Zhvillimit të Këshillit të Evropës, për investime në burime të rinovueshme të energjisë. Me këtë investim do të kursehen mjete të shumta buxhetore, dhe këto para mund të riinvestohen në projekte infrastrukturore, tekste shkollore dhe mjete ndihmëse digjitale për nxënësit”, thuhet në komunikatë.

Përmes investimit në burime të rinovueshme të energjisë, do të ulim kostot financiare, por do të kontribuojmë edhe në uljen e ndotjes së mjedisit jetësor.

“Qeveria ka një vizion, plan dhe qëllim për përmirësimin e procesit arsimor. Përmes arsimit cilësor të reformuar dhe përmes realizimit të projekteve, do të përmirësojmë sistemin arsimor. Shteti është në rrugën e ndryshimeve”, qëndron në kumtesën qeveritare. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More