Aksidentohet një automjet zyrtar i MPB-së, lëndohen dy punonjës të policisë

nga Xh M

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur dje në Shkup.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dje rreth orës 18.20 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Srbija”, rr. 3 Makedonska Brigada dhe rr. 12 Brigada Makedonska në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Audi” me targa të Shkupit, të drejtuar nga M.J. (54) nga fshati Marino, dhe një automjeti pasagjerësh “Rexton”, në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të lënduarit u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi Ohrit” dhe në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More