Valë e të nxehtit dhe temperatura deri 40 gradë të enjten dhe të premten

nga D. V.

Shkup, 23 qershor – Nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, vijon periudhë e motit të nxehtë me rritje të temperaturave. Mot i nxehtë pritet veçmas nga e mërkura deri të premten, kur temperaturat e ditës do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende do të arrijë 40 gradë Celsius, kumton DPHM-ja.

Të premten pasdite dhe në mbrëmje do të ketë mot jostabil lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa rënie e temperaturave për disa gradë pritet gjatë fundjavës ku do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More