Qeveria e RMV-së: Janë paguar mbi 9 miliardë denarë subvencione për mbi 70.000 bujq

nga D. V.

Shkup, 24 qershor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se janë paguar mbi 9 miliardë denarë subvencione për mbi 70.000 bujq.

“Po bëhet pagesa e rregullt e subvencioneve dhe me këtë u jepet mbështetje e drejtpërdrejtë bujqve që të vazhdojnë me prodhimin e tyre.

Brenda një viti, Qeveria dhe MBPU-ja arritën t’i paguajnë subvencionet e prapambetura për bujqit për të gjitha kategoritë nga vitet 2021, 2022 dhe 2023, ndërsa po paguhen edhe subvencionet aktuale.

Përveç kësaj, si Qeveri arritëm t’i përmirësojmë politikat bujqësore dhe në vend që produktet bujqësore të hidhen, ato tani po blihen me çmime të arsyeshme nga blerësit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More