Vijon rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës, hapen 609 kuti

nga D. V.

Në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” po vijon procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit për qarkun e Tiranës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot në orën 10:18 të dhënat për 609 qendrat e votimit të rinumëruara në Tiranë.

Në bazë të shifrave të publikuara nga KQZ, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe Partia Socialiste po vijojnë që të humbasin vota.

Konkretisht PD-ASHM-së rezulton se i janë shtuar 312 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, vota këto që i janë zbritur nga rezultati përfundimtar. Partisë Socialiste i janë shtuar 223 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet i janë shtuar 33 vota, Partisë Socialdemokrate i janë shtuar 25 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga ana tjetër Koalicionit Euroatlantik i janë hequr 20 vota nga numërimi në zgjedhjet e 11 majit, të cilat i janë shtuar aktualisht në rezultatin përfundimtar. 7 vota i janë hequr edhe koalicionit Djathtas për Zhvillim.

Në total janë 1282 qendra votimi në qarkun e Tiranës dhe rinumërimi përfshin si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More