Kasami: Pas 24 vitesh, ligji për përfaqësim të drejtë nuk është më premtim, por realitet!

nga Redaksia

Shkup, 24 qershor – Kryetari i Lëvizjes Besa dhe i Komunës së tetovës, Bilall Kasami përmes një statusi në “Facebook”, ka reaguar pas miratimit të ligjit për përfaqësim të drejtë nga ana e Qeverisë, që sipas Kasamit, ky miratim i këtij ligji vjen pas 24 vitesh pritje.

Kasami thotë se ky ligj është një hallkë kyçe e Marrëveshjes së Ohrit.

“U miratua! Sot, pas 24 vitesh pritje, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është më premtim, është LIGJ. Një hallkë kyçe e Marrëveshjes së Ohrit, më në fund u përmbush. Me vullnet, dinjitet dhe përgjegjësi. VLEN përfaqësim me ligj, jo me mashtrim”, ka shkruar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More