LSDM zbulon një pjesë të kandidatëve për zgjedhjet lokale, mungon Kostadinov!

nga Redaksia

Shkup, 2 korrik – Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe sot shpalli disa nga kandidatët e partisë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që po afrojnë. Kandidatët u prezantuan për disa komuna, përfshirë Karbincin, Sopishten, Debërcën, Demir Hisarin dhe Strumicën.

Në Strumicë, në vend të kryetarit aktual të komunës, Kostadin Kostadinov, LSDM do të garojë me Marjan Daskallovskin, kryetar i organizatës komunale të partisë.

Për komunën e Ohrit, kandidat i LSDM-së do të jetë dr. Asen Shajn, ndërsa në Debërcë kandidaturën do ta mbajë Ljupço Paunkovski.

“Në dy javët e ardhshme, dy të tretat e kandidatëve për kryetarë komunash do të konfirmohen nga Komiteti Ekzekutive i partisë. Pres që ky proces të sjellë bashkim dhe jo përçarje brenda LSDM-së”, deklaroi Filipçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More