Mot me diell dhe shumë nxehtë, temperatura do të arrijë deri në 40 gradë

nga D. V.

Shkup, 4 korrik – Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 40 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 40 gradë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se deri të martën moti do të jetë shumë i nxehtë me temperaturë të ditës e cila gjithkund do të arrijë mbi 30  gradë, ndërsa në disa vende do të tejkalojë 40 gradë.

Të dielën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturës së ditës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More