Aksident trafiku, ndërron jetë 17 vjeçari nga Kërçova

nga Redaksia

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më datë 04.07.2025, në orën 15:26, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriq” dhe “Mirko Mileski”, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Audi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.E. (22) nga fshati Strellc i Kërçovës, dhe një motoçiklete “Hamachi” e drejtuar nga një djalë 17-vjeçar nga Kërçova.

“Motoçiklisti, me lëndime të rënda trupore, është transportuar në klinikën “Nëna Terezë” në Shkup, por gjatë rrugës për në spital, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer hetime ekipet policore dhe një prokuror publik, me urdhrin e të cilit do të bëhet autopsia e trupit të motoçiklistit”, shtojnë nga MPB

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More