Qytetarja nga Vlora përplaset me ekipin e Ramës, kërkonte që të fliste me kreun e qeverisë

nga D. V.

Gjersa kryeministri i Shqipërisë inspektonte aksionin e lirimt të hapësirave publike në qytetin e Vlorës, një qytetare është përplasur me ekipin që shoqëronte Ramën dhe policinë, teksa kërkonte që të fliste me kreun e qeverisë.

Zonja vijoi të bërtiste deri në momentin që kryeministri ndaloi, e dëgjoi dhe më pas i kërkoi që problemin e saj ta adresojë te kryetari i bashkisë, Ermal Dredha.

Edhe një rast tjetër ishte kur dy qytetarë kërkuan të flisnin me Ramën, por i cili nuk pranoi të fliste me ta.

Ndërkaq, Rama vijoi të debatojë me kryetarin e bashkisë së Vlorës, në lidhje me lirimin e hapësirave publike në qytet.

Teksa ka vizituar sërish lagjen e vjetër Muradie, kreu i qeverisë ka kritikuar kreun e bashkisë duke iu drejtuar “Shiko çfarë ka bërë ky, e ka zaptuar të gjithën. Aty nuk ka më asgjë”.

Ai kërkoi largimin e njësive të biznesit dhe lirim të hapësirave të zaptuara.

Më herët, Rama qëndroi për 45 minuta në ambientet e bashkisë së Vlorë, ku shoqërohej nga Blendi Çuçi dhe ministri Vëngu, por edhe drejtues lokalë apo deputetë të sapozgjedhur.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More