Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

nga D. V.

Toger Qendrim Imeraj ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën e Këmbësorisë “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia, ShBA.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas tij, toger Imeraj për shkak të rezultateve të larta të treguara gjatë trajnimit u dekorua student i dalluar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”.

“Ky çmim ndahet për studentët që arrin rezultate të larta në të gjithë komponentët e kursit. Ky sukses përfaqëson jo vetëm përkushtimin personal të Toger Imeraj, por edhe profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët po arrin suksese në nivel ndërkombëtar”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More