Grant nga BE-ja prej 5,5 milionë euro për efikasitet energjetik në konviktet studentore

nga D. V.

Shkup, 8 korrik – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe drejtori i Bankës Zhvillimore gjermane për Evropën Juglindore, Klaus Miler sot në Qeveri do të nënshkruajnë marrëveshje për grant të pakthyeshëm nga BE-ja në vlerë prej 5,5 milionë euro, të cilat do të shfrytëzohen për rehabilitim efikas energjetik në konviktet studentore në vend.

“Mjetet janë siguruar përmes Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Investment Framework) Program i specializuar rajonal për efikasitet energjetik (REEP Plus) dhe e plotësojnë huanë, të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e siguroi nga Banka Zhvillimore gjermane (KFW) për modernizim të konvikteve studentore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës për studentët dhe uljen e emetimeve të CO₂”, informoi MASH.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More