Shkup, 9 korrik – A ishte i sinqertë largimi i Taravarit nga VLEN-i? Kjo është pyetja që vazhdimisht po bëhet nga opinioni! Kjo për shkak se tani kryetari i ASH-së, ArbenTaravari thuajse i ka shkelur të gjitha parimet që vet i kishte vendosur. Ai ishte i pari dhe zëri më i fuqishëm që trumbetonte se një prej arsyeve që do të largohet nga koalicioni VLEN ishte për shkak të idesë që në zgjedhje komunale secila parti brenda VLEN-it të dalë në zgjedhe me lista të veçanta për këshilltar. Ndërsa, kandidatët për kryetar komunash të jenë të përbashkët, shkruan “Zhurnal.mk”.
Ideja e listave të veçanta ishte “mollë sherri” mes Taravarit dhe partnerëve të VLEN-it, të cilët ishin shumë të vetëdijshëm se nëse shkohet me lista të veçanta, do të kishte përçarje dhe nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv.
Por, ky arsyetim i Taravarit duket se ishte vetëm një farsë për të dalë nga qeveria, dhe nuk mbante asnjë arysetim i tillë. Tani, vetë Taravari e arsyeton vetveten e tij dhe pohon se nuk e ka në mend të shkojë me lista të veçanta për këshilltarë komunal, por se do të bashkëpunojë me Frontin Evropian për të siguruar bashkërendim për zgjedhjet e ardhshme.
“Do të ketë grupe pune të cilat do të vazhdojnë të koordinohen edhe ta shohim a dalim me lista të përbashkëta apo të veçanta. Në parim unë si kryetar kam qenë që të dalim me lista të veçanta, por e shoh tash edhe prej anëtarësisë tonë dhe kryesisë ka disponim, eventualisht në qoftë se mund të gjendet një gjuhë e përbashkët për të dale me lista të përbashkëta, por për këtë duhet të vendos kryesia dhe kuvendi i partisë”, tha Arben Taravari – ASH.
Nga ana tjetër VLEN tashmë e ka bërë të qartë se në zgjedhjet lokale partnerët e koalicionit qeverisës do të bashkëpunojnë aty ku kanë nevojë. VLEN-i ende nuk ka vendosur se a do të garojë për Shkupin apo do ta përkrahë kandidatin e koalicionit qeveritar. Bashkëpunimi në zgjedhje lokale do të jetë me partitë e koalicionit qeveritar, por VLEN-i do të garojë në të gjitha komunat ku mendohet se kandidati shqiptar ka gjasa për kryetar komune.
“Në lidhje me koalicionin VLEN, gjithashtu pres që nga raundi i parë në komuna të caktuara të mbështesim kandidatët e këtij koalicioni”, tha Hristijan Mickoski, kryetar I VMRO-DPMNE-së. Nëse VMRO DPMNE do t’i mbështesë kandidatët e VLEN-nit që në raundin e parë, atëherë ata nuk do të kenë kandidat nëpër komunat me shumicë shqiptare. Edhe LSDM tashmë e ka bërë të ditur se në komuna me shumicë shqiptare nuk do të garojnë.
Ndryshe, VLEN-i e përkrah kandidaturën e pavarur të Mendy Qyrës për Strugën. Ndërsa, Fronti Evropian, po edhe ASh-ja e Arben Taravarit, ende nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre.
Sa më shumë afrohen zgjedhjet, qartësohen dilemat se kush më kë do të bashkëpunojë. Në këtë këndvështrim, Taravari do t’i bashkohet FE-së, me kandidat të përbashkët dhe nuk do të nxjerrin kandidat të tyre atje kuka kandidat BDI-ja, dhe e njëjta gjë do të ndodhë me komunat ku do të kenë kandidatët e tyre ASH-ja.
Në të gjitha komunat, Fronti Evropian do të nxjerr kandidatë për këshilltarë të përbashkët, ndërsa Taravari nuk do të nxjerr kandidat të veçantë, me arsyetimin se shpërndahen dhe përçahen votata. Por ky fakt bindës nu ki pengonte atëherë kur miqtë dhe partnerët e VLEN-it ia thoshin troç se nëse shkojmë me kandidat të veçantë, do të ketë përçarje të votave.
Nga kjo Taravari le të kuptohet se bashkëpunimi me Frontin Europian tashmë është i sigurt, dhe pyetja që shtohet është se kur ishte Taravari i sinqertë, tani kur bashkëpunon me FE-në apo atëherë kur ishte me VLEN-in!, shkruan “Zhurnal.mk”.