Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes

nga L. M

Papa Leo ka pritur ditën e sotme në një takim presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Takimi u zhvillua në Castel Gandolfo, një qytet malor pranë Romës, ku Papa po qëndron me pushime dyjavore.

Sipas një deklarate zyrtare nga Selia e Shenjtë, mësohet se dy udhëheqësit diskutuan për nevojën urgjente të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, e cila prej më shumë se dy vitesh po përballet me agresionin ushtarak rus.

Deklarata e Vatikanit thekson se Papa Leo është i hapur të mbështesë procesin e paqes në çdo mënyrë të mundshme, përfshirë ofrimin e territorit të Vatikanit si vend neutral për dialog ndërkombëtar.

Zelensky ndodhet në Itali për të marrë pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës (10–11 korrik), e fokusuar në rindërtimin afatgjatë të vendit dhe sigurimin e mbështetjes financiare dhe institucionale nga partnerët perëndimorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More