SHGM: Dënim të ashpër për sulmin ndaj ekipit gazetaresk të ALSAT-M në Vizbeg

nga Redaksia

Shkup, 9 korrik – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër sulmin fizik i cili ka ndodhur sot, ndaj ekipit gazetaresk të televizionit ALSAT-M, i cili po raportonte për zjarrin e madh në deponinë ilegale në Vizbeg.

“Sipas informacioneve nga kolegët, gazetari Avni Tahiri dhe kameramani Shenoll Hajredini janë sulmuar fizikisht nga një person, pronar i mbeturinave për të cilat dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin. Sulmuesi ia ka marrë me forcë telefonin gazetarit Tahiri dhe e ka hedhur në zjarr, ndërsa kameramani Shenoll Hajredini gjithashtu është sulmuar dhe kamera e tij është dëmtuar. Personi në fjalë është arrestuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe rasti është paraqitur në MPB. SHGM është në komunikim me pikat kontaktuese në MPB dhe Prokurorinë Themelore Publike për mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të mediave. Kujtojmë se me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, çdo sulm ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale konsiderohet vepër penale serioze për të cilën parashikohen dënime ligjore. Presim nga institucionet një hetim të shpejtë dhe efikas, me masa dhe sanksione adekuate për sulmuesin”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More