Të dyshuarit për kontrabandë drogë i vënë flakën jahtit të tyre në brigjet spanjolle, ndërsa policia përpiqej të kapte një sasi të madhe kokaine

nga D. V.

Kontrabandistët e drogës i vunë flakën jahtit të tyre për të shkatërruar kokainën, tregojnë pamjet dramatike të publikuara nga autoritetet spanjolle.

Në një video të publikuar nga Garda Civile, anija u kap afërsisht 50 milje larg bregdetit të Ishujve Kanarie, transmeton Telegrafi.

Autoritetet thanë se pas zbulimit, ekuipazhi i vuri flakën anijes, duke u lënduar njëri prej tyre, i cili duhej të evakuohej nga ekipet e shpëtimit detar.

Pavarësisht zjarrit, autoritetet gjetën 25 kilogramë kokainë si dhe publikuar pamjet e këtij aksioni që ngjasonte me skenat e filmave aksion të Hollyëood-it.

Dy anëtarë të ekuipazhit, të cilët ishin shtetas francezë dhe holandezë, janë arrestuar, u tha nga Garda Civile spanjolle.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More