Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati

nga D. V.

Shkup, 11 korrik – Prokurori publik në detyrë inspektoi vendin e ngjarjes në Batincë ku vra një pjesëtar i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

Zyra e prokurorit njoftoi se janë lëshuar urdhra dhe udhëzime për mbledhjen e provave.

“Autori është identifikuar, por është në arrati dhe është në kërkim”, theksojnë nga Prokuroria.

Më herët sot, u njoftua se sot, rreth orës 10:55 të mëngjesit, një burrë 49-vjeçar u soll në Spitalin e Qytetit me dy plagë në gjoks, pa shenja jete, pas një shkëmbimi zjarri në Batincë të Shkupit.

Nga URMV konfirmuan se personi me iniciale A. M., i cili u vra në Batincë të Shkupit ishte pjesëtar i ushtrisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More