Mickoski për akuzat e Arsovskës: Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë

nga Redaksia

Ohër, 12 korrik – Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë rreth rastit, tha sot kryeministri Hristian Mickoski lidhur me akuzat e djeshme të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

“Sa i përket kryetares së Qytetit të Shkupit, janë thënë shumë gjëra, nuk kam se çka të shtoj”, u përgjigj shkurtimisht Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas inaugurimit të sanimit të plotë të Muzeut në ujë në Gjirin e eshtrave në Ohër.

Arsovska dje informoi se gjatë ekspertizës dhe kontrollit inspektues ndaj ndërtimeve pa leje në Komunën e Çairit, është sulmuar, së pari verbalisht, e më pas edhe fizikisht, para pjesëtarëve të MPB-së.

Mbrëmë, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se në sulm ka pasur kontakt fizik, por se është gënjeshtër dhe tentim i prësëritur për manipulim të opinionit pohimi se kjo ka ndodhur para pjesëtarëve të policisë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More