Nga zjarri në Lipjan digjen dy depo

nga D. V.

Dy depo janë përfshirë nga zjarri të hënën rreth orës 16:26 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të zjarrfikësve.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është cilësuar si “Zjarrvënie”.

“Raportohet se janë përfshirë nga zjarri dy depo të dy ankuesve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipet e zjarrfikësve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Ndërkaq, një ditë më parë u raportua se është përfshirë nga zjarri një depo duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të shpejtë të njësive emergjente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More