Për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore, në Muzeun e Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez në Pekin u hap për publikun më 8 korrik një ekspozitë e posaçme e përhershme me titull “Për çlirimin kombëtar dhe paqen botërore”.
Muzeu i Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez në Pekin çeli një ekspozitë të posaçme të titulluar “Për çlirimin kombëtar dhe paqen botërore”. Gjithsej 1 525 fotografi dhe 3 237 objekte e dokumente historike janë paraqitur në këtë ekspozitë. / VCG
Ekspozita, që përmban 1 525 fotografi dhe 3 237 objekte e dokumente historike, bën një rrëfim kronologjik dhe panoramik të luftës heroike 14-vjeçare të Kinës kundër pushtimit japonez nga viti 1931 deri më 1945. Nëpërmjet një paraqitjeje shumëpërmasore të objekteve të rralla, dokumenteve arkivore, regjistrimeve historike, veprave të artit dhe rikrijimit të skenave të kohës së luftës, ekspozita thekson rolin e pazëvendësueshëm të Partisë Komuniste të Kinës gjatë luftës dhe kontributin e rëndësishëm të popullit kinez në fitoren globale mbi fashizmin.
Vizitorë në ekspozitën “Për çlirimin kombëtar dhe paqen botërore” në Muzeun e Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez në Pekin më 13 korrik 2025. /VCG
Ekspozita është mirëpritur gjerërisht. Sipas gazetës “Lajmet e mbrëmjes të Pekinit”, ekspozita tërhoqi mbi 6 000 vizitorë vetëm në ditën e hapjes së saj.