Le të gjykojnë qytetarët nëse jam fajtor, përgjegjësia ime politike është në zgjedhje, thotë Mickoski

nga Redaksia

Shkup, 17 korrik – Le të gjykojnë qytetarët nëse jam fajtor ose jo. Përgjegjësia ime politike është në zgjedhje. Nëse unë si kryetar i qeverisë kam ndonjë kallëzim, le të gjykojë prokurori, le të më akuzoj menjëherë. Por nëse nuk është kështu, të më kërkojnë falje të gjithë ata që zhvillojnë fushatë morbide për qëllime politike, tha kryeministri Hristijan Mickoski kur u pyet nëse ndjen përgjegjësi morale për zjarrin katastrofal në Koçan katër muaj më parë.

Në emisionin “Samo intervju” (Vetëm intervistë) në Kanal 5, Mickoski tha se kjo qeveri ka treguar se “nuk ka standarde të dyfishta dhe se vepron në bazë të parashtresës që merr nga Prokuroria”.

“Kjo qeveri për herë të parë ka treguar se me kërkesë të Prokurorisë, ka arrestuar dhe siguruar persona që janë pjesë e kabinetit qeveritar, pjesë e institucioneve dhe zyrtarë shumë të lartë nga MPB-ja, si asnjë qeveri tjetër në të kaluarën”, tha Mickoski.

Ai theksoi se as ai dhe askush nga Qeveria nuk kanë pasur ndonjë komunikim me Prokurorinë.

“Madje edhe procesin e shkarkimit të prokurorit publik e anuluam, duke bërë një hap prapa me rrezikun dhe koston e humbjeve politike dhe kritikave publike që përjetuam”, tha Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More