ASH zgjodhi shefat e shtabeve në Çair dhe Butel

nga Redaksia

Shkup, 17 korrik – Aleanca për Shqiptarët ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale duke emëruar drejtuesit e shtabeve zgjedhore në disa nga komunat e Shkupit.

Kryetari i partisë, Arben Taravari, ka emëruar Daim Luçin si shef të shtabit zgjedhor për komunën e Çairit.

“Besojmë se do të udhëheq me përgjegjësi dhe me zemër, që fitorja të jetë e përbashkët”, shkroi Taravari.

Për komunën e Butelit, shef i shtabit zgjedhor është emëruar Fatmir Ismaili.

Aleanca për Shqiptarët pritet të zbardhë në ditët në vijim edhe emrat e tjerë për komunat e mbetura në Shkup dhe më gjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More