Ministri Aliu realizoi takim me drejtoreshën e Agjencisë për Cilësi dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore

nga D. V.

Shkup, 22 korrik – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot zhvilloi një takim pune me drejtoreshën e Agjencisë për Cilësi dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore, Biljana Dimitrova, si dhe me përfaqësues të tjerë të Agjencisë.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e rritjes së efikasitetit të Agjencisë përmes forcimit profesional të saj, përmirësimit të rregullativës ligjore në fushën e akreditimit të institucioneve shëndetësore, si dhe avancimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe sigurisë së pacientëve”, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe theksuan se mbesin të përkushtuar në forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e sistemeve që sigurojnë shërbime shëndetësore të sigurta, efikase dhe cilësore për të gjithë qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More