Në Manastir dhe rrethinë është ndjerë tërmet me epiqendër në Greqi

nga Redaksia

Shkup, 11 gusht – Në Manastir dhe rrethinë pasdite është ndjerë tërmet me epiqendër në Greqi. Siç informon Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, tërmeti u regjistrua në orën 13 e 7 minuta me magnitudë prej 3.9 ballë sipas shkallës Rihter dhe epiqendër e cila vjen nga Greqia, 165 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

“Sipas të dhënave të deritanishme të cilat i ka në dispozicion observatori, tërmeti është ndjerë në Manastir dhe zonën përreth me intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane”, theksojnë nga Observatori Sizmologjik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More